METE, Naço: CEZ do shlyejë borxhin 40 milionë euro ndaj KESH-it
TIRANE - Pas takimit me homologun cek, ministri i Ekonomisë, Nasip Naço bëri të ditur se kompania CEZ ka vendosur të shlyejë borxhin prej 40 milionë eurosh ndaj Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare. Ministri Naço deklaroi se borxhi do të shlyhet gjatë ditëve në vijim.
Në takimin që zhvilloi sot me ministrin cek të Tregtisë dhe Industrisë, Martin Kuba, ministri Naço ftoi biznesin çek që të bëhet pjesë e privatizimeve në sektorët strategjikë dhe premtoi se do të bëhet “Avokat i tyre” për çdo investim në Shqipëri.
Ministri çek, Martin Kuba, e vlerësoi Shqipërinë si vend ideal për investime dhe çmoi hapat pozitive në fushën legjislative për klimën e investimeve të huaja. “Për investitorët e huaj është lajm i mirë që këtu ka klimë të mirë për biznes dhe Çekia e ka konfirmuar këtë interes me praninë e kompanisë CEZ”, tha Kuba. Sipas tij, "sukesesi i CEZ është shumë pozitiv dhe i rëndësishëm për Çekinë".
Në takim, ministri Naço parashtroi privatizimet në sektorët e energjisë, naftës, industrisë minerare. "Do nxjerrim së shpejti paketën e plotë të aksioneve të kompanisë publike Albpetrol, në Maj do hapim tenderin nderkombëtar për privatizimin e dy HEC-eve, Ulzës dhe Shkopetit, ndërsa në Maj hapim garën për kaskadën e HEC/eve në Osum”, tha Naço.
Gjithashtu, ai njoftoi çeljen së shpejti të garës për dhënien e 100 lejeve minerare për kromin, bakrin, metalofitet, e të tjera pasuri minerare. Ministri Naço u shpreh optimist për thellimin e marrëdhënieve ekonomike me Çekinë, të cilat janë të hershme që nga viti 1994, kur u firmos mes dy qeverive marrëveshja e parë për investimet dypalëshe, të cilat u pasuan ndër vite me të tjera në shërbim dhe mbrojtje të bizneseve.
Nga ana e tij ministri Kuba u shpreh i interesuar për bashkëpunimin e biznesit çek me Shqipërinë, duke veçuar energjetikën dhe industrinë minerare. Gjithashtu ai la të hapur bashkëpunimin me ministrinë e Ekonomisë edhe në fusha të tjera me interes mes partnerësh, të cilat pritet të përfshihen në marrëveshjen që do të firmoset sot në Forumin ekonomik të biznesit shqiptaro- çek.
(er.nu/BalkanWeb)