E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgaj: Lazarati s'mund të mbajë peng liberalizimin e vizave

Pas operacionit të policisë shqiptare me atë italiane ku u sekuestruan 1 tonë e 115.5 kg lëndë narkotike kanabis si dhe u arrestuan 7 persona drejtori i policisë se shtetit Hysni Burgaj ka kërkuar sërisht nga Gjirokastra goditjen e trafikut të drogës. Gjatë fjalës së tij në takimin që pati në drejtorinë e këtij qarku për analizën 3 mujore Burgaj është shprehur me tone të ashpra për zbatimin e Planit të Veprimet për Parandalimin e Kultivimit të Bimëve Narkotike, ku ndër të tjera ka theksuar se komuna Lazarat , apo ndonjë komunë a fshat tjetër në çdo cep të Shqipërisë s'do mund të mbajnë peng Shqipërinë për liberalizimin e vizave.
Më tej Burgaj ka theksuar se nëpërmjet satelitit të evidentohen të gjitha parcelat që mund të kultivohen me bimë narkotike ku mbi bazën e këtyre filmimeve të ndërhyet në çdo cep të qarkut tuaj.
Ndërsa drejtori i policisë së Gjirokastrës Emri Vata ka bërë një pasqyrim të rezultateve por edhe të mangësive të punës së efektivave të drejtorisë që ai drejton dhe ka pohuar se gjatë periudhës Janar-Mars janë zhvilluar 6 operacione të koduar për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike duke bërë të mundur sekuestrimin e rreth 1.5 tonë mariuanë, si dhe janë arrestuar në flagrancë 10 autorë. Ndërsa për fshatit Lazarat, Vata është shprehur se është bërë punë parandaluese duke bashkëpunuar me pushtetin vendor të Komunës Lazarat, me shkollën e mesme, me pleqësinë me të punësuarit në administratën shtetërore dhe do vijojmë edhe në ditët në vijim deri në përfundim të fazës sensibuilizuese. "është bërë një punë e konsiderueshme për bllokim e automjeteve të cilat janë vënë në funksion të transportimit të lëndëve organike të nevojshme për kultivimin e bimës narkotike në qarkun e Gjirokastrës në përgjithësi dhe në komunën e Lazaratit në veçanti" theksoi Vata. Më pas Burgaj ka zhvilluar edhe një takim me drejtuesit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracion Vlorë dhe Forcat Delta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›