Besimtarët e krishterë festojnë Pashkët. Urojnë Topi e Berisha
Kremtimi i festes se Pashkes ka nisur me meshat trandicionale ne kishen ortodokse autoqefale dhe katedralen e "Shen Palit" ne Tirane. Kryepeshopi Janullatos dhe imzot Rrok Mirdita, kane drejtuar ceremonite fetare me rastin e festes se Pashkeve. Besimtare te shumte i kane ndjekur ato nga afer, duke respektuar ritet fetare te cilat simbolizojne ringjalljen e Jezu Krishtit.
"Ju te dashur besimtare jeni shenja e gjalle e Krishtit te gjalle, prandaj mos guroni te trokisni ne dere per te lajmeruar jeten e re te bazuar ne dashuri dhe ne paqe", tha imzot Rrok Mirdita.
Pashket dhe Krishtlindjet jane festat me te rendesishme te besimtareve te krishtere. Mesazhet e tyre ne kete dite, jane te perqendruara tek sa me shume paqe dhe lumturi ne familje.
Nderkaq, Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha u uruan gjithë besimtarëve shqiptarë të krishterë; katolikë dhe ortodoksë, Festën e Pashkëve. Dy kreret e larte te shtetit i kane nisur nga nje mesazh Imzot Rrok Mirditës dhe Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
“Dita e Pashkëve me jep kënaqësinë e veçantë që t’ju shpreh besimtarëve shqiptarë katolikë dhe ortodoksë kudo ndodhen, urimet me të përzemërta për mbarësi, mirëqenie, gëzim e harmoni!”, shkruan ne mezashin e tij Presidenti Topi.
Nderkaq kryeministri Berisha ne mesazhin e tij thote se “Shqipëria kremton këto pashkë si një vend anëtar i NATO-s, si një vend që ecën i sigurt drejt shndërrimit në realitet të ëndrrës evropiane së kombit shqiptar”.
Edlira Sulejmani < I mëparshmi