Universitetet, masivizim të masterave
Masivizimi i auditorëve me studentë të rinj po shoqërohet dhe me një proces tjetër, me masivizimin e masterave në universitetet publike. Ai që ka një master në administratën publike, madje përfiton dhe një pagë të diferencuar nga ai që thjesht ka mbaruar studimet e larta. Kjo është e gabuar, dhe masterat nuk duhet të përdoren si kritere, kështu është shprehur rektori i universitetit Politeknik të Tiranës, Jorgaq Kacani. Ai thotë se për masterat duhet të vendosen kritere, pasi ato janë rritur në masë.
“Para tre katëer vjetësh që të vazhdoje shkollën e studimeve pas universitare, mesatarja e studimeve universitare duhet të ishte mbi 8, cka sot nuk respektohet. Stimulimi që u bëhet personave, të cilët punësohen në administratën publike, nëse kanë një master të nivelit të dytë sigurojnë një rrogë suplementare, është një stimul që i detyron këta të ndjekin masterin e nivelit të dytë. Por nga ana tjetër do të sugjeroja që ky vlerësim i personave të punësuar në administratën publike me këtë pagë shtesë, unë mendoj që nuk duhet të ekzistojë më, duhet të hiqet”, thotë Kacani.
Ndërkohë vetë ministri Myqerem Tafaj ka deklaruar disa kohë më parë, nuk do të ketë mastera të nivelit të dytë, por ato do të jenë specializime profesionale disa vjecare në fushën që kërkon i interesuari.
Edlira Sulejmani < I mëparshmi