E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja e "Remzi Hoxhës", do përkthehet letër porosia për Ilir Kumbaron

TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë shtyn për një javë procesin gjëqësor për të pandehurit e rrëmbimit dhe zhdukjes së biznesmenit shqiptaro- maqedonas, Remzi Hoxha.

Brenda kësaj jave, eksperti i caktuar nga gjykata do të përkthejë një letër porosi të ardhur nga Britania e Madhe për marrjen në pyetje të Ilir Kumbaros.

Ish agjenti i SHIK ëshë njëri prej të pandehurve të procesit gjyqësor, i cili vazhdon të jetë në Britani dhe ende nuk është bërë i mundur ekstradimi i tij.

Kërkesat e vazhdueshme për ekstradimin e tij në Shqipëri kanë dështuar për shkak të cështjeve teknike gjatë proceseve gjyqësore. Letërporosia ka ardhur nga ministria britanike e Drejtësisë.

Ilir Kumbaro, prej 15 vitesh jeton në Britani në një banesë sociale në sajë të ndihmës sociale që shteti i ka akorduar pasi kishte deklaruar se ishte i paaftë për punë.Kumbaro është një nga tre personat e akuzuar për çështjen e rrembimit me pasojë zhdukjen e biznesmenit në tetor të 1995, në Vain të Lezhës. Ish shikasit e tjerë të akuzuar janë Arben Sefgjini e  Avni Koldashi të cilët gjykohen në gjëndje të lirë
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›