Minatorët e Bulqizës 3 ditë grevë urie, probleme me shëndetin
BULQIZË- Kanë hyrë sot në ditën e tretë të grevës dhjetë minatorët e Bulqizës, të cilët vijojnë të qendrojnë në një godinë pranë kompanisë ACR, ndërsa pranë ambienteve të saj janë grumbulluar minatorë të tjerë mbështetës.
Korrespondenti Enver Doci raporton se sot në ditën e tretë minatorët kanë shfaqur edhe shqetësimet e para në shëndet. Dhimbe koke, këputje trupi kanë qënë shqetësimet më të shpeshta. Ata kanë nevojë për kontroll mjekësor, por deri tani asnjë mjek i spitalit të Bulqizës nuk ka shkuar t’i vizitojë.
"Kemi 75 ditë që protestojmë për të drejtat tona. Nuk do të vazhdojmë punën derisa përfaqësuesit e "ACR"-së të plotësojnë kërkesat tona të bëra publike", është shprehur njëri prej minatorëve në një prononcim për News 24.
SOT NJË TJETËT TAKIM MINATORË-ACR
Ora 09:40- Sot në këtë ditë të tretë pritet një tjetër takim mes palëve. Komisioni i grevës dhe këshilli sindikal pritet të takojnë në Tiranë pronaren e kompanisë së kromit me qëllim që të arrihet një marrëveshje mes tyre. Në të kundërt ata paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë grevën e do të nisin bllokimin e rrugëve.
(m.a/BalkanWeb)