PDIU: Deklarimi i etnisë, Greqia do të shtojë presionin

Sipas kësaj partie, amendimet e propozuara për masa ligjore për deklarimet e rreme janë të domosdoshme, çka rrisin shkallën e objektivitetit të procesit në vetvete.
“Ne vazhdojmë të besojmë se vetëdeklarimi nuk është e drejtë e çdokujt, por i vetëm atyre që objektivisht i përkasin një minoriteti etnik dhe fetar. Por ne vazhdojmë të jemi tërësisht kundër pyetësorit të këtij censusi, sepse ne besojmë se deklarimet e rreme, të sponsorizuara nga jashtë, do të krijonin premisat që faktorë të jashtëm të shtojnë kërkesat ndaj Shqipërisë. Ne besojmë se jo regjistri i gjendjes civile, por të dhënat “statistikore”të censusit”do t’i shërbejnë këtyre faktorëve për të shtuar presionin mbi Shqipërinë, që në emër të integrimit të pranojë kushtëzime të rënda për sovranitetin e Shqipërisë, të ngjashme me ato që janë publikuar nga Wikileaks për varrezat apo kufirin detar”, thekson PDIU-ja në reagim.
Gjithashtu, kjo parti thekson se grupe të caktuara progreke, duke marrë shkasë nga kriza e thellë ekonomike në vendin fqinj si dhe heqjen e shumë pensioneve për shqiptarët të deklaruar si grekë, do të ndikojë drastikisht në vetdeklarimet e mundshme. “Në këto rrethana ne i bëjmë thirrje Greqisë, që të përqendrohet tërësisht në zgjidhjen e krizës së rëndë financiare që e ka përfshirë, dhe të heqë dorë nga politikat megalomane ndaj fqinjëve, që kanë kosto të madhe”, përfundon reagimi. /S.Ll/Start/
2011-09-21 09:37