E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Elbasan, një i vdekur, 3 të plagosur

ELBASAN - Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në një aksident, në aksin Elbasan-Librazhd.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Mirakë, kur një fuoristradë me targa të Tiranës 7444 C është përplasur me një automjet me targa të Elbasanit 2184 C.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 38-vjeçari Ibrahim Shabani, pasagjer në mjetin me targa të Elbasanit, ndërkohë që kanë mbetur të plagosur tre persona të tjerë që udhëtonin në dy automjetet.

Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara e mjetit fuoristradë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›