E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgaj llogari krerëve të policisë

Në këto takime merrnin pjesë dhe Drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit. Në qendër të këtyre takimeve ishin rezultatet e arritura gjatë periudhës janar-gusht 2011 nga strukturat e policisë së qarqeve respektive për garantimin e rendit e të sigurisë publike, parandalimin, evidentimin dhe zbulimin e veprave penale, goditjen në kohë të autorëve të tyre, masave të marra për forcimin e kontrollit të territorit dhe bashkëpunimin me komunitetin.

Nga të dhënat statistikore rezulton se nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës  për periudhën 8-mujore janë evidentuar 938 vepra penale të evidentuara, nga të cilat 728 janë zbuluar, pra kemi një fuqi zbuluese 78%. Për sa i përket treguesve të arritur nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, nga të dhënat statistikore rezulton se janë evidentuar 555 vepra penale dhe janë zbuluar 421 ose 76 % e tyre. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010, ku janë evidentuar 701 vepra penale, zbuluar 505 ose 72 % e tyre, rezulton ulje e numrit të veprave penale dhe rritje e zbulueshmërisë.

Ndërkohë nga strukturat e hetimit dhe të parandalimit të krimit janë evidentuar gjithsej 318 vepra penale, prej te cilave janë zbuluar 214 vepra penale ose 67 %  e tyre, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010 ku janë evidentuar 500 vepra penale dhe janë zbuluar 321 ose 64 % e tyre, kemi një rritje të fuqisë zbuluese me 3% dhe 107 vepra penale më pak. Gjatë këtyre takimeve Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u kërkoi drejtuesve të strukturave të policisë së Qarkut Durrës dhe Shkodër një rritje të mëtejshme të masave në drejtim të zbulimit, dokumentimit të autorësisë së ngjarjeve vjedhje me dhunë e armë, si dhe të shkatërrimit të pronës, pavarësisht goditjeve të realizuara në këtë drejtim, kjo duke bashkëpunuar ngushtë dhe me organin e Prokurorisë.

Gjithashtu, Burgaj e vuri theksin dhe tek rritja e mëtejshme e treguesve të punës përsa i përket korrupsionit dhe kundër trafiqeve, si dhe një përmirësim të cilësisë së shërbimit ndaj qytetarit përmes komunikimit me etikë dhe duke evidentuar dhe ndjekur çdo kallëzim të bërë prej tyre. Për sa i përket qarkut të Shkodrës, z. Burgaj i kërkoi në mënyrë të veçantë forcim të masave për t’i dhënë goditjen përfundimtare fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë kërkoi që të forcohet më tej bashkërendimi mes strukturave institucioneve dhe autoriteteve vendore, me qëllim parandalimin e akteve të dhunës familjare dhe për krijimin e një rrjeti të mirëorganizuar dhe një reagim të koordinuar në trajtimin e rasteve, sipas specifikave dhe nevojave të paraqitura. Burgaj kërkoi vazhdimin e operacioneve me plane konkrete për forcimin e kontrollit të territorit, si dhe përmirësimin e mëtejshëm të treguesve të performancës së punës së strukturave policore. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-15 17:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›