Kushtetuesja rrëzon ligjin e Gjendjes Civile

Tri gjykata në vend çuan ligjin në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin e tij në pjesën ku në certifikata shënohej kombësia.
Padia ne Kushtetuese u be nga gjykatat e rretheve Sarandë, Shkodër dhe Përmet, te cilat kërkuan prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese shpalljen si të papajtueshëm me nenet 19 e 20 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë të termit “kombësia” të përcaktuar në nenin 6/1 dhe 8 të ligjit nr. 10129, datë 11.05.2009 “Për gjendjen civile”, të termit “kombësinë, në përputhje me kombësinë e prindërve”, të përcaktuar në nenin 42/2 germa “e” të ligjit nr. 10129, datë 11.05.2009 “Për gjendjen civile”, si dhe të nenit 58 të ligjit nr. 10129, datë 11.05.2009 “Për gjendjen civile”.
Tri gjykatat në padinë e tyre pretendonin se kjo pjesë e ligjit të miratuar nga mazhoranca aktuale, cenonin parimet e Kushtetutës duke detyruar shqiptarët që të paraqisnin përkatësinë e tyre etnike. /S.Ll/Start/
2011-09-16 10:40