Shkodër, vritet me çifte 77-vjeçari, dy në pranga

Policia lokale bëri të ditur se viktima është shtetasi Sulejman Valaj, 77-vjeç, i cili është qëlluar për vdekje me çifte në oborrin e banesës së tij.
Policia ka arrestuar dy persona, shtetasit Myslim Velaj, 50-vjeç, djali i xhaxhait të viktimës dhe shtetasin Fatos Lushaj, 21-vjeç. Policia sqaroi se ngjarja ka ndodhur pas një sherri të momentit midis autorëve të dyshuar të vrasjes dhe viktimës.
Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet policore në banesat e autorëve të ngjarjes është bërë e mundur gjetja dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu çifte, pa leje, 2 armë zjarri automatik, model 56, si dhe 2 krëhër me gjithsej 26 copë fishekë.
Në lidhje me këtë ngjarje u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet në ngarkim të shtetasve Fatos Qazim Lushaj, Myslim Dyl Velaj, iu kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vrasje me dashje, e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtje të armëve e municioneve luftarake pa leje”, si dhe “Mbajtje pa leje të armëve të gjahut”. /S.Ll/Start/
2011-09-16 09:11