E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga dy shtetasve për plagosje e vjedhje me dhunë

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së ditës së enjte në vendin e quajtur "Rotondua e Savrës".

Policia arrestoi shtetasin Erjon Ahmetaj, 28-vjeç, banues në qytetin e Lushnjës, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike”, ndërkohë që dy bashkëpunëtorët e tij, 25 vjeçari Erjon Gorovelli, po nga qyteti i Lushnjës dhe 22 vjeçari Renato Dervishi, nga fshati Karbunarë e Vogël, janë shpallur persona në kërkim policor.

Burimet sqarojnë se, personat e mësipërm, duke udhëtuar me autoveturën tip "Audi 80", me targa FR 6254 C , i kanë prerë rrugën automjetit tip "Wolsvagen", me targa AA 031 AN, me drejtues 21 vjeçarin Bernard N., banues në Fier. Pasi kanë ushtruar dhunë mbi të ata e kanë zbritur forcërisht dhe i kanë marë automjetin, thanë burimet policore. Pas një pune të shpejtë hetimore policia mundi të gjejë mjetin me të cilin udhëtonin tre autorët e kësaj ngjarje dhe ta sekuestrojnë atë në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, një 40-vjeçar nga qyteti i Ballshit është ndaluar nga efektivat e policisë pasi ka tentuar të vrasë për motive të dobëta një bashkëqytetarin e tij 18 vjeçar. Në pranga përfundoi shtetasi, Isa Malaj, 40-vjeç, i cili ka qëlluar me thikë shtetasin Dritan B., 18-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "5 Shkurti" të qytetit të Ballshit. Çështja penale në ngarkim të 40 vjeçarit Malaj i ka kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme./S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-09-16 10:30
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›