E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgaj me Velkoviç: Bashkëpunim kundër krimit

PODGORICE- Drejtori i policisë së Malit të Zi, Veselin Velkoviç, dhe ai i Shqipërisë, Hysni Burgaj, vlerësuan si cilësor bashkëpunimin mes dy policive, ndërsa paralajmëruan intensifikimin e luftës kundër krimit të organizuar.

Drejtori i policisë shqiptare, Hysni Burgaj, pas takimit me kolegun e tij nga Mali i Zi, u tha gazetarëve në Podgoricë, se policitë e të dy vendeve janë të vendosura që ti ndërpresin kontrabandimet nga të dy anët e kufirit.

Në takimin Velkoviç- Burgaj në Podgoricë, është biseduar për patrullimet e përbashkëta kufitare dhe është përmendur frekuenca e madhe e kalimeve kufitare në Sukubinë, të cilin gjatë muajve të verës e kanë kaluar afro 1.8 milionë njerëz, apo 20 mijë vetë gjatë ditës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›