Tiranë, qëllohet për vdekje Arjan Selimi

Inis Gjoni me Arjan Selimin
Pak minuta më parë është qëlluar për vdekje Arjan Selimi. Ngjarja ka ndodhur pranë ish-Parkut të Autobuzëve në Tiranë.
Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për këtë ngjarje. Ende nuk ka asnjë informacion mbi autorësinë e krimit.
Nga vendngjarja ka edhe një person tjetër, i cili ka mbetur i plagosur. Identiteti i tij nuk bëheti i ditur. Ai është dërguar në Spitalin Ushtarak për ndihmë mjekësore.
Selimi, 37-vjeç, pak kohë më parë pasi fitoi lirinë u martua me Inis Gjonin. Ai akuzohej për trafik ndërkombëtar të drogës.