E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush e kupton dërdëllitjen e Obamës?

Ish-lideri i Kubës, Fidel Kastro i ka dhënë fund heshtjes së gjatë të hënën, duke publikuar një shkrim ku sulmon presidentin e SHBA-së Barak Obama lidhur me fjalimin e mbajtur në OKB. Kastro tha se Obama i cili u pranua si president i ri, keqprezantoi disa çështje para OKB-së, përfshirë situatën në Irak dhe Afganistan”.

Kush i kupton dërdëllitjet e Presidentit të SHBA-së para Kombëve të Bashkura?, shkruan Kastro në artikullin e quajtur Refleksion. Ai gjithashtu ka akuzuar NATO-n për krime monstruoze në Libi.

Ky është refleksioni i vetëm i Kastros botuar në tre muaj. 85-vjeçari është tërhequr nga skena politike prej muajsh për shkak të gjendjes shëndetësore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›