E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, ekzekutohet me armë zjarri Arjan Selimi

TIRANE- Një person është qëlluar për vdekje mbrëmjen e së hënes në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ish Parku i Autobusave, ndërsa viktima është identifikuar si Arjan Selimi.

Ende nuk ka të dhëna lidhur me shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Arjan Selimi, ka qenë në një proces gjyqësor pasi ishte i pandehur ne dosjen kompas si i akuzuar për trafik të narkotikëve

Pak kohë më parë Arjan Selimi ka lënë qelinë e burgut, ndërsa kishte lidhur martesë me vajzen e njohur te televizionit, Inis Gjoni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›