E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgaj ndryshimet ne Kodin Rrugor do te rrisin sigurine rrugore

Drejtori i Policise se Shtetit Hysni Burgaj gjate nje takimi te zhvilluar me shefat e njesive rajonale te policise rrugore ka percjelle nje mesazh duke theksuar se policia rrugore duhet te kontribuoje ne sensibilizimin e qytetareve per ndryshimet ne Kodin Rrugor qe pritet te hyje ne fuqi me date 11 janar dhe te zbatoje ne menyre rigoroze keto ndryshime. Nderkaq Burgaj nenvizoi se ndryshimet e bera ne Kodin Rrugor do te ndikojne ne rritjen e sigurise rrugore pasi ndryshimet jane bazuar ne pervojen e vendeve te Bashkimit Europian dhe do te ndikojne ne rritjen e parametrave te sigurise rrugore parandalimin e ngjarjeve aksidentale si dhe uljen e viktimave ne trafik. Nder te tjera Burgaj kerkoi nga sherbimet e policise rrugore qe te manifestojne profesionalizem etike komunikimi dhe shkalle te larte perfaqesimi duke rritur ne menyre te ndjeshme cilesine e ketij sherbimi ndersa i beri thirrje qytetareve qe te zbatojne me rigorozitet normat e qarkullimit rrugor. Ndryshimet ligjore ne Kodin Rrugor parashikojne masa te ashpra ndeshkimore dyfishim te gjobave per kundravajtesit per shkelje te tilla si ecje me shpejtesi tej normave te lejuara mosperdorim te rripit te sigurimit konsumim te pijeve alkoolike etj qe shpesh here jane bere shkak per aksidentet. Nderkohe ato percaktojne qarte veprimet e punonjesve te policise perpilimin e procesverbalit ne menyre elektronike etj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›