Nje cift te moshuarish dhunohen dhe grabiten nga persona te maskuar
Ne Qafe Gjashte te Sarandes nje cift te moshuarish eshte dhunuar dhe grabitur nga persona te maskuar. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se dieles ku tre persona te maskuar kane hyre ne banesen e familjes Allushi dhe kane nisur te dhunojne ciftin. Me pas ata kane grabitur 300 mije leke te reja dhe nje arme gjahu dhe jane larguar ne drejtim te paditur. Nderkaq familjaret e ciftit te moshuar te njoftuar nga vete ata i kane derguar ne spitalin rajonal te Sarandes ku ndodhen ne gjendje te rende shendetesore. Te moshuarit nuk kane arritur ti identifikojne grabitesit te cilet kane qene te maskuar ndersa policia ka shoqeruar disa persona te skeduar penalisht.