E Diel, 1 Nëntor 2026

Ylli Ndroqi Gjyqtaret po na shkaterrojne

Kreu i klubit te Shkumbinit Ylli Ndroqi ka qene shume i nervozuar me menyren sesi u gjykua ndeshja ne Ballsh. Ndroqi ka akuzuar ashper bluzat e zeza qe sipas tij i kane vjedhur piken peqinasve ne perballjen e djeshme. Ndihem shume i zhgenjyer pas asaj qe ndodhi ne Ballsh pasi vetem futboll nuk mund te quhet. Ishte nje gjykim skandaloz i cili na shkaterroi si ekip. Ne menyre te njeanshme gjyqtari dha vendime te padrejta duke favorizuar hapur vendesit. shte e turpshme pasi per hir te ketyre vendimeve absurde ne humben ndaj Bylisit. Keta gjyqtare po hedhin ne ere investimet tona. Nuk eshte hera e pare qe na ndodh keshtu por te them te drejten kjo ne Ballsh ishte e paprecedent. Na jane mohuar gola dhe penallti qe sigurisht nese do te gjykohej ne menyre te drejte atehere ne do te dilnim me tri pike nga fusha e Ballshit - eshte shprehur presidenti i Shkumbinit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›