Burgaj ne ekspoziten ALMEX 2010 Njihet niveli dhe performanca e policise se shtetit
Tirane 30 tetor NOA - Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj vizitoi sot Ekspoziten Nderkombetare per Mbrojtjen dhe Sigurine Rajonale ALMEX 2010 e celur prej tri ditesh ne mjediset e Muzeut Historik Kombetar.
Kjo ekspozite e organizuar nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes ne bashkepunim me Klik Ekspo Group ka si qellim te prezantojeper publikun shqiptar dhe ate te huaj objektivat dhe perspektivat e strukturave te sigurise dhe mbrojtjes.
Ne kete vizite Burgaj u ndal vecanerisht ne stendat e Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit e cila se bashku me stenden e Forcave te RENEA-s Drejtorise se Qarkullimit Rrugor etj jane pjese e kesaj ekspozite.
Ai e vleresoi si shume te vlefshme kete ekspozite duke e konsideruar si nje mundesi te mire te njohjes nga publiku i gjere shqiptar dhe i huaj te nivelit te larte te zhvillimit qe ka arritur nder vite Policia e Shtetit si ne drejtim te performances mjeteve ashtu edhe sherbimeve te saj te ofruara per qytetaret.
Ne hapesiren e percaktuar per Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit jane ekspozuar per publikun arme te ndryshme si dhe mbi 90 foto te fiksuara gjate veprimtarive te shumta te organizuara nga strukturat e Policise se Shtetit.
Por kureshtja ka qene e madhe nga vecanerisht per armet e ekspozuara te cilat datojne qe prej viteve 1800 e deri ne ditet e sotme.
Ne kete stende publiku eshte njohur me gjeresisht me veprimtarine e Policise se Shtetit dhe sherbimin e domosdoshem qe ajo ofron per komunitetin nepermjet fletepalosjeve dhe kartolinave te ofruara per vizitoret.
30 tetori eshte dita e fundit e Ekspozites Nderkombetare per Mbrojtjen dhe Sigurine Rajonale ALMEX 2010 e cila u zhvillua per here te pare ne Shqiperi nga data 28 deri me 30 tetor.
mit/NOA