Etnokulture/ Manastiri i Zvernecit kerkon nderhyrje

I cilesuar si nje nder perlat religjiozeqe ende qendron ne kembe Manastiri i Zvernecit po shket vajtueshem nen peshen e dhimbjes erozionit mos venies dore dhe shpreses qe tek shqiptaret vdes e fundit. Nuk ka dhimbje me te madhe per njerezit qe merren me trashegimine kulturore kur shikojne gjendjen ne te cilen eshte katandisurky objekt monumental.
Nga Gezim
Llojdia
Nje nder udhetimet me te rendesishme te kesaj
jave ishte vajtja ne nje nder qendrat religjioze qe mban permbi supe nje
histori. Gjendja e saj tejet e trishtueshme po shpie drejt rrenimit nje nder
monumentet historike fetare me peshene rajonin e Vlores kryesisht ne
gjirin e Nartes.
I cilesuar si nje nder perlat religjiozeqe ende qendron ne kembe Manastiri i Zvernecit po shket vajtueshem nen peshen e dhimbjes erozionit mos venies dore dhe shpreses qe tek shqiptaret vdes e fundit.
Nuk ka dhimbje me te madhe per njerezit qe merren me trashegimine kulturore kur shikojne gjendjen ne te cilen eshte katandisurky objekt monumental.
Vetem 13 km nga qyteti i Flamurit gjendet kjo veper qe ka rendesi dhe peshe ne objektet e kultit dhe te historise se ndertimit arkitekturor ne rajonin e Vlores.
Gjiri i Nartes ne perendim te qytetit ka nje nder ishujt magjepses me nje bukuri te jashtezakonshme. Aty gjendet manastri i Zvernecit.
Manastiri Fjetja e Hyjlindeses
Sipas studiuesit te saj prof.dr. Aleksander Meksit kisha e Shen-Merise se Manastirit te Zvernecit eshte e tipit kryq i lire me kupole. Ajo mbart ne vetvete dy faza ndertimi duke u vecuar ne pjesen e vjeter dhe ate te re. E vjetra perbehet nga Naosi salla dhe Narteksi parasalla. Naosi ka formen e nje kryqi te lire ku krahet lindore dhe perendimore jane me te gjate se krahet jugore dhe veriore. Ai perbehet nga absida nje protezes gjysmerrethore dhe diakonikoni. Pjesen me te madhe te tij e ze tamburi me kupolen i cili eshte ndertuar me gure e copa tullash te vendosur me llac midis tyre. Narteksi eshte pjesa tjeter e ndertimit te vjeter qe perfaqesohet nga nje zgjatim katerkendor. Ndersa pjesa me e re e kesaj kishe perbehet nga ekzonarteksi Portiku dhe kembanorja. Ekzonarteksi eshte ndertuar me te njejten teknike si pjesa e vjeter e kishes dhe eshte shtuar me vone. Fasada e tij perbehet nga shtate harkada te mbeshtetura ne gjashte kolona te cilat jane ndikim i arkitekture romake ne ate bizantine. Ne pjesen perendimore te kishes ndodhet kembanorja e cila mund te jete e te njejtes kohe ndertimi me ekzonarteksin.
Rrenimi
Nese themeluesi i jetes manastiriale thuhet ne nje broshurePakomi i cili lindi dhe jetoi ne Egjipt gjate shekullit IV. Ai krijoi komunitetin e pare te njerezve qe jetonin te vecuar dhe i perkushtoheshin vetem besimit. Keta njerez u quajten murgj dhe jetonin ne kuvende nga ku i largoheshin jetes se perditshme dhe kerkonin ne vetmi paqen dhe qetesine. Ata kishin si detyre kryesore qe ti luteshin zotit se bashku kurse pjesen tjeter te kohes e kalonin duke ju perkushtuar zejeve shkrimit te librave kopjimit te traktateve veprimtarive te tjera etj.
Duke e njohur si praktike qellimin se cfare ishin manastiret ne literature citohet keshtu Manastiri eshte nje institucion i vecante qe vepron brenda kishes si organizate fetare zyrtare. Mirepo cili ishte objekti dhe perse sherbente ai Ai perbehet nga nje objekt ne forme katerkendeshi ku ne qender te tij eshte vendosur kisha e cila zakonisht mban emrin e nje figure te Panteonit Kristian. Kisha rrethohet nga nje oborr i gjere rreth te cilit jane vendosur nje kishez me e vogel banesat e murgjve mensa trapezeria punishtja depot stallat etj. Manastiret ndertoheshin ne vende te vecuara dhe te mbrojtura larg qendrave te banuara.
fare po e bren objektin
Qysh ne hyrje te tij do te ndeshesh gjurmet e nje restaurimi qe eshte kryer ne vitin 2003 shenje e cila shfaq qartazi menyren se ky lloj restaurimi eshte kryer nga njerez aspak profesionist. Pllaka guri te vendosur me nje shtrese llaci qe me ngjyre te verdhe ku domini I grise ishte zhdukur. Nje shtrese pllakash majolike me ngjyre te kuqe ishte filluar te shtrihej ne dyshemene e pjeses se jashtme te tij por qe ishte lene nderkaq. Ka pasur nje nderhyrje nga DRMK dhe eshte bere mire sepse shtresa e pllakave bashkekohore do te mbulonte gjurmet e historise shume shekullore qe ruan manastiri. Madje ato pllaka mund te hiqen per efekt sepse kane krijuar nje shemti dhe shenje te nje pune qe tregon pjesen e shemtuar te sajen. Manastiri ruan bukurin e tij ne formen origjinale ashtu sikurse ai u rezistoi koheve me mjegull dhe shekujve te jetes se tij.
4 kolona kryesore jane te degraduar deri ne shkallen e fundit. Duke njohur perberjen e tyre rreziku qe shtohet behet edhe me prezent ngase ditet kalojne dhe restaurimi I objektit sduket fare ne horizont .Madje kjo behet kryesore duke njohur edhe faktin qe keto kolona kerkojne nderyrhje te menjehershme sidomos nga specialistet e monumenteve per ti rikthyer ato ne pozicionin e tyre fillestar. Gjurmet e restaurimit te nderhyrjes rreth 7 vjet me pare shfaqen qartazi si punime te kryera jo me cilesi dhe jashte parametrave.
Nderhyrjet qe jane kryer nga personeli qe aktualisht zoteron pronesine dhe kryen rituale fetare jane te dhimbshme. Kabllo qe pershkojne qe dalin e hyjne kudo. Ne kete thesar qe ende ruhet I tille duhet te nderhyhet me projekt restaurimi.
Si pronesi eshte e kishes por duke qene nje monument kulture ai kerkon nje nderhyrje te specializuar ne nje kohe te shpejt marre si shenje edhe nga vizitueshmeria e madhe e frekuentimit ne rituale fetare por me shume nga vizitat turistike te qindra te huajve qe e kane te regjistruar neper guida turistike. Ky monument kerkon nderhyrjen e shtetit per te nxjerre nje fond te nevojshem per punime restaurues dhe mirembajtje objekti. Krahas kesaj fondi duhet te pershkoje edhe varrin e qendistares se Flamurit Margo Pozio.
Ne te djathte te manastirit ku gjenden varrezat
Aty gjendet ndoshta sipas te dhenave eshte varrosur Marigoja ne vitin 1932. Ka edhe nje gojedhene qe letra e nje te afermi ka nxitur autoritete e kohes te gjejne varrin e Marigose i cili gjendej brenda manastirit ne te djathte te tij poshtme kishte nje kryq hekuri te ngulur ne toke. Nderkaq duhet qe pastrimi i vegjetacionit perreth ketij objekti te behet ndoshta edhe 4 here ne vit duke njohur faktin e zhvillimit te madh te vegjetacionit ne kete zone bregdetare. MTKRS duhet te nxjerre fonde per kete veper dhe ne bashkepunim me institucionin religjioz qe e ka ne perdorim do te mund te bejne restaurimin ne kohe per ti ruajtur thesaret e kesaj trashegimie kulturore. Manastiri i Zvernecit aktualisht ka dy funksione te rendesishme.
Ne te kete objekt kryhen ritual fetaret nder me te permendurat eshte 15 gushti ditelindjen e Shen Merise e cila festohet qysh nga mbremja dhe fjetja ne territorin e ishullit pas ritualeve te shumta te kishes dhe shoqerimi ne mengjes me degen e dafines. Funksioni tjeter eshte turizmi kulturor qe terheq mjafte vizitore. Mirepo ka nevoje per restaurim edhe ura qe mund te jete 1km ndertuar prej druri e cila lidh dy brigjet permes lagunes ne ishull per te manastiri. Duhet permendur edhe nje fakt qe shume organizime shoqatash kane realizuar projekte per kete lagune e pasuri etnokulturore mirepo gjurmet qe ato kane lene edhe ketu ne ishull jane vetem ndonje pllakate dhe me shume prej tyre asgje. Nje bashkepunim mes dy paleve do te kete prioritet per te ardhmen e ketij objekti historik.
NOA