E Diel, 1 Nëntor 2026

Burgjet gjate vitit 2010 u ekstraduan 42 persona priten 2 te tjere

Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ben te ditur permes nje komunikate per shtyp se gjate nente muajve te ketij viti jane ekstraduar 42 persona ndersa jane ne procedura ekstradimi edhe dy persona te tjere. Veprat penale te kryera nga personat e ekstraduar nga vende te ndryshme te BE-se jane vrasje vjedhje trafikim shfrytezim prostitucioni dhe rrembim personi. Qe prej janarit te vitit 2010 e deri ne 7 shtator te po ketij viti 42 persona jane ekstraduar nga vende te ndryshme te huaja per ne shtetin tone. Keta persona jane shpallur ne kerkim nga qeveria shqiptare pasi u eshte dhene vendimi Arrest me burg nga gjykata - konfirmojne zyrtarisht burimet zyrtare nga burgjet. Sipas te njejtave burime ne bashkepunim me Interpolin eshte bere i mundur arrestimi i tyre dhe dergimi ne vendin tone per te vuajtur denimin e dhene per vepren penale te kryer. Vepra penale dominuese e kryer eshte vrasje ku ne total jane ekstraduar 19 persona te denuar per kete krim. 12 persona te tjere te ekstraduar jane denuar kryesisht 6 per vjedhje dhe 6 per shfrytezim prostitucioni. Shperndarja dhe prodhimi i lendeve narkotike klasifikohet e treta ne vepren penale te kryer per te cilen jane denuar 4 persona. Me pas renditet trafikim femrash dhe te miturish 3 persona plagosje 2 rrembim dhe marredhenie seksuale me dhune 1 dhe mashtrim me pasoja te renda 1 person - behet e ditur nga burgjet. Me tej ne njoftim konfirmohet se gjate shtatorit do te ekstradohen edhe 2 persona te tjere nje i denuar per vrasje dhe nje tjeter i denuar per prodhim dhe shitje te lendeve narkotike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›