E Diel, 1 Nëntor 2026

Eurot false hyjne nga Maqedonia policia sekuestron 50 mije

Graniti 2 sekuestroi 50 mije euro te falsifikuara dhe arrestoi 6 persona

Maqedonia duket se ka marre rolin e liderit ne prodhimin e kartemonedhave false euro per tregjet e Ballkanit Perendimor dhe sasite e parave false te ardhura nga ky vend e te kapura nga policia shqiptare i kalojne 120 mije eurot. Drejtori i policise se Tiranes Tonin Vocaj tha dje se per here te dyte brenda ketij viti agjentet e Krimit Financiar te policise se Tiranes kane sekuestruar nje sasi prej 50 mije eurosh false qe kishin hyre ne vendin tone nga fqinji lindor. Policia ka vene ne pranga 6 persona te dyshuar per posedimin e kesaj shume te konsiderueshme monedhash euro false te cilat sipas agjenteve dyshohet se vinin nga Maqedonia ashtu si ne muajin prill kur nje sasi tjeter e madhe monedhash euro u kap ne kryeqytet.

Hetimi

Policia e Tiranes duket se ka pasur prej kohesh dyshime per parate false qe futeshin ne vend dhe informacionet nuk kane qene te gabuara. Sidoqofte burime prane kesaj policie thane se u eshte dashur me shume se nje vit qe te zbardhnin trafikun dhe te vinin ne pranga autoret e tij. Drejtori Vocaj tha Operacioni Graniti 2 u realizua pas nje pune hetimore 16-mujore te kryer nga prokuroria ne bashkepunim me policine e Tiranes. Ai sqaroi se gjate hetimit jane perdorur metodat speciale duke lene te kuptohet se ndjekja e te dyshuarve eshte bere me ane te pergjimeve por nuk perjashtohet mundesia e nje te infiltruari. Burime nga policia thane se operacioni ishte mjaft i suksesshem duke sekuestruar nje nga sasite me te medha te parave false ne vend por pritet te kete edhe arrestime te tjera. Burimet sqaruan se agjentet e krimit financiar jane duke punuar per identifikimin dhe kapjen e disa personave te tjere te cilet dyshohen se jane perfshire ne kete veprimtari. Nderkohe ende policia qe ka identifikuar rrugen e parave false per ne Shqiperi nuk mund te thote se ku prodhohen ato. Interpoli vite me pare ka identifikuar si pike te nxehte Bullgarine ne te cilen sipas saj prodhoheshin deri ne miliona euro false ne vit por nuk mund te thuhet ende se ky vend eshte prodhuesi i parave false edhe ne dy rastet qe ato kane hyre ne Shqiperi.

Arrestimi

Aksioni per arrestimin e 6 personave dhe sekuestrimin e parave fakse u krye mbremjen vone te se henes. Gjate arrestimit eshte bere sekuestrimi i shumes prej 50 mije eurosh te cilat jane te falsifikuara. Nga burime zyrtare policore mesohet se operacioni i koduar Graniti 2 ka vene ne pranga mbremjen e te henes ne kryeqytet te dyshuarit Ndrek Bicuku 54 vjec Shkelqim Bufi 40 vjec Dashamir Shehi 40 vjec Thanas Xhuxhi 57 vjec Edmond Shehi 31 vjec dhe Ilir Prifti 56 vjec te gjithe te padenuar me pare.

Gjate nje deklarate dhene per mediat drejtori i policise se Tiranes Tonin Vocaj tha Gjate arrestimit te gjashte te dyshuarve eshte bere sekuestrimi i 50 mije euro kartemonedha te falsifikuara te prerjeve 100 euro te cilat ishin te destinuara per tu hedhur ne tregun e brendshem dhe kryesisht ate te kryeqytetit. Sipas burime zyrtare eurot e falsifikuara dyshohet se vinin nga Maqedonia dhe arrestimi i te dyshuarve eshte bere ne afersi te vendit te quajtur Dogana e Tiranes. Gjithashtu ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar disa telefona celulare dhe mjete te tjera komunikimi qe te dyshuarit i perdornin per kryerjen e veprimtarise kriminale.

Operacioni i pare sekuestroi 73 mije euro false

Ne muajin prill te ketij viti u krye nje tjeter operacion i koduar Graniti i cili vuri ne pranga 14 persona dhe sekuestroi 73 mije euro te falsifikuara. Operacioni u zhvillua nga Sektori kunder Krimit Financiar duke u gdhire data 9 prill dhe coi ne arrestimin e 13 personave dhe vetem nje dite me pas u vu ne pranga dhe i dyshuari tjeter Hazir Maci. Arrestimi dhe shkaterrimi i rrjetit te trafikut te parave u be pas nje pune hetimore 3-mujore nga policia e Tiranes ne bashkepunim me prokurorine e kryeqytetit.

Shuma e parave 73 mije euro te prerjeve 100-she te cilat vinin nga Maqedonia llogariteshin per tu hedhur ne tregun e kryeqytetit dhe te qyteteve te tjera. Operacioni per arrestimin e personave te perfshire ne rrjetin e trafikut te parave te falsifikuara u be ne afersi te Qemal Stafes ndersa policia dhe prokuroria per hir te hetimeve jane mjaft te rezervuara ne dhenien e detajeve te dyshimit me jetegjatesine e grupit te parave false qe posedonin.

Te arrestuarit

Ndrek Bicuku 54 vjec Shkelqim Bufi 40 vjec Dashamir Shehi 40 vjec Thanas Xhuxhi 57 vjec Edmond Shehi 31 vjec Ilir Prifti 56 vjec

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›