Tirane arrestohen hajdutet brenda 2 muajve kryejne 9 vjedhje

Policia e Tiranes ka vene ne pranga diten e djeshme tre hajdute te kabllit elektrik. Nga burimet zyrtare mesohet se Erli Mersini 20 vjec Romeo Kollari 20 vjec dhe Xh. Xh 17 vjec te tre banues ne kryeqytet akuzohen nga policia per nje sere vjedhjesh te kryera ne zona dhe kohe te ndryshme ne Tirane. Operacioni i koduar Fonderia u zhvillua nga Komisariati i policise Nr.3 dhe u arrestuan ne flagrance tre te dyshuarit duke vjedhur 70 m kabell elektrik. Ne kurrikulumin e tre te dyshuarve perfshihen 9 vjedhje kablli elektrik. Konkretisht me daten 2 te muajit gusht ne rrugen Hamdi Cenoimeri kane vjedhur 1500 m kabell elektrik ndersa nje dite me vone kane kryer dy vjedhje brenda dites duke vjedhur ne total 840 m kabell. Gjate muajit gusht tre super hajdutet kane kryer edhe kater vjedhje te tjera duke marre nje sasi te konsiderueshme kablli elektrik. Ndersa me daten 8 te ketij muaji kane vjedhur 60 m kabell ne rrugen Hamdi Cenoimeri ne kryeqytet. Sipas burimeve policore gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e Erli Mersinit jane sekuestruar 1 gr heroine 2 pale pinca 2 sharra dhe 70 m kabell elektrik i vjedhur nje nate me pare.