Ruli Hetim parlamentar per akuzat ndaj meje

Ish-ministri i Ekonomise Genc Ruli aktualisht ne krye te Ministrise se Bujqesise reagoi dje ndaj akuzave te PS-se per privatizimin e ish-ekspozites Shqiperia sot duke i bere te qarte kryesocialistit Edi Rama se ndien neveri per ish-pronaret. Z. Ruli evidentoi se kontrata me subjektet private nuk eshte prishur ne menyre te njeanshme. Ai theksoi se cmimi i shitjes se nje pjese te truallit eshte miratuar me vendim qeverie. Nderkohe qe duke iu pergjigjur akuzave te socialisteve u shpreh i gatshem qe akuzat ndaj tij te hetohen nga nje grup hetimor parlamentar. Z. Ruli pohoi se pronaret e tokes se ish-ekspozites kane bere 8 kerkesa per kthim prone. Kam bere vetem njoftimin e faktit te ndodhur qe pas 8 kerkesave prona do tu kthehej pronareve te ligjshem. Cmimi i shitjes eshte me harten e vleres dhe me vendim te qeverise. Ne zbatuam ligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave te vitit 2003 - pohoi ai. Sipas tij z. Shalsi eshte i sponsorizuar nga subjektet qe nuk perfituan ne menyre te paligjshme. Shalsit dhe padronit te tij i duhej te shpifnin - shtoi Ruli. PS akuzon zotin Ruli per nderprerjen e kontratave te nje sere subjekteve private ne menyre te njeanshme ne mjediset e ish-ekspozites Shqiperia sot.