Berisha ngushellon familjaret e aktorit Llazi Serbo

Kryeministri Sali Berisha u dergoi dje nje mesazh ngushellimi familjareve te aktorit te shquar Llazi Serbo ne te cilin thuhet Te nderuar familjare te te ndjerit Llazi Serbo Ndihem thellesisht i prekur dhe i hidheruar nga lajmi per ndarjen nga jeta te njeriut tuaj te dashur dhe njerit prej personaliteteve me te shquara te artit skenik shqiptar. Llazi Serbo le pas nje trashegimi te pasur rolesh ne fondin e filmit shqiptar dhe ne skenen e teatrit te Korces te ngulitura thelle ne kujtesen e publikut artdashes shqiptar. Me kete rast une i shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta dhe te qeverise familjes se zotit Serbo dhe mbare komunitetit artistik te vendit.