Burgjet kerkojne 10 dite kohe, grevistet hyjne ne diten e gjashte
Shenkoll- Drejtoria e Burgjeve i kerkon te denuarve te Shenkollit qe te nderpresin greven e urise dhe te lere 10 dite afat per te shqyrtuar kerkesat e tyre. Sot behet dita e gjashte e greves se urise ne kete institucion te vuajtjes se denimit, ku 360 persona kerkojne lirine me kusht dhe zbatimin e uljes se denimit te mohuar nga Gjykata e Lezhes. Diten e djeshme drejt Lezhes ka udhetuar Arben Tusha, drejtor i Zyres Juridike ne Drejtorine e Burgjeve. Drejtuesit e Ministrise se Drejtesise kane filluar gjithashtu negociatat e para me te burgosurit greviste. Tusha ka kontaktuar per disa ore me te burgosurit ne greve, nderkohe qe u ka kerkuar 10 dite kohe per te shqyrtuar kerkesat e pretenduara. Por vete grevistet ende nuk kane pranuar qe te terhiqen nga greva dhe diten e djeshme numri i tyre eshte shtuar. Jashte greves se urise kane mbetur vetem disa te burgosur ne moshe te thyer dhe te disa te semure. Nderkohe qe administrata e burgjeve ka marre masa me te forta sigurie. Ne oborrin para burgut eshte shtuar dukshem numri i uniformave blu dhe furgoneve te policise. Nje prej te burgosurve F. V., i cili komunikon ne linje telefonike, thote se, "te gjithe te burgosurit jane te vendosur ne greven e tyre te cilen e kane te fokusuar kunder gjykatave shqiptare, qe ne shume raste kerkojne shuma te medha parash per te zbatuar ligjin". Nderkohe qe autoritetet e burgut jane treguar te kujdesshem me te gjithe grevistet, dhe nuk kane ushtruar asnje presion, duke u kujdesur qe te mos kete asnje incident.
Aleksander Ndoja
Kontrolle per celulare, gati transferimet
Ditet e greves se urise se 360 te denuarve ne Shenkoll jane shoqeruar edhe me disa kontrolle per celulare ne burg, por nuk asnje njoftim se mund te jete gjetur ndonje aparat i futur fshehurazi. Nderkohe qe burime prane burgut konfirmojne se jane bere gati disa lista sekrete me te cilat synohet qe te behet transferimi i shume prej organizatoreve te kesaj greve, me qellim qe t'i japin fund ngujimit ne qeli.