E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hashash dhe heroine, kapet 28-vjecari

Durres - Nje 28 vjecar i dyshuar si shperndares i lendeve narkotike eshte arrestuar diten e djeshme nga policia e Durresit. Agjentet e antidroges kapen ne flagrance me nje sasi prej 53 gramesh droge te llojit heroine dhe kanabis, Orges Pashen, nen akuzen e "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike". Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar thane se ne momentin e arrestimit i eshte sekuestruar sasia 36,3 gram heroine, ndersa pas kontrollit te baneses iu gjeten edhe 17,9 gram kanabis sativa. Sipas policise droga ishte e ndare ne doza te gatshme per t'u hedhur ne treg. Substanca e dyshuar si heroine ishte e ndare ne 76 doza, ndersa substanca tjeter e cilesuar si kanabis sativa ishte e ndare ne 8 qese me nga 2 gram secila. Burime policore thane se 28 vjecari ishte i njohur si shperndares narkotikesh prej agjenteve dhe mbahej nen vezhgim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›