Dhuna ne qeli, burg oficerit
Bardhyl Bejko
Sarande- Oficeri i krimeve Ardit Hasanbega, qe akuzohet per keqtrajtimin e te dyshuarit si trafikant klandestinesh ne paraburgim, do te qendroje ne qeli deri ne perfundim te hetimeve. Kjo eshte masa e dhene dje nga Gjykata e Sarandes pas kerkeses se prere te prokurorise, nen akuzen e "kryerjes se veprimeve arbitrare". Megjithese eshte mbrojtur duke u shprehur se 18 vjecari Aristidh Gllucaj, nga Vlora, perplasi vete koken ne tavoline, oficeri Hasanbega nuk e ka bindur dot trupin gjykues qe te marre nje mase lehtesuese.
Masa e sigurise eshte zhvilluar rreth ores 15:00 te dites se djeshme. Prokuroret e ceshtjes, Elidon Papazisi dhe Platin Alickaj, akuzuan Hasanbegen se ne daten 5 nentor te ketij viti, gjate marrjes ne pyetje te te riut nga Vlora, Aristidh Gllucaj, i arrestuar per trafik klandestinesh me autobusin e linjes Sarande-Qafe Bote, e ka goditur 18 vjecarin ne mjediset e komisariatit. Oficeri eshte izoluar ne paraburgimin e Gjirokastres, me qellim qe te mbahet larg personave qe ai ka arrestuar gjate viteve te fundit per vepra te ndryshme penale. Nje furgon i policise se Gjirokastres e ka sjelle ne masa te rrepta sigurie ne Sarande te dyshuarin Hasanbega.
Pas njohjes me akuzen, oficeri e ka kundershtuar ate, duke dhene versionin e tij mbi ngjarjen e bujshme, per te cilen Avokati i Popullit akuzoi prokurorine per neglizhence dhe policine vendore. "Nuk e kam goditur Gllucajn, por kam kryer vetem procedurat ligjore sipas rregullores se policise. I kam folur me ze te lart dhe i kam kerkuar te deshmoj per ngjarjen qe akuzohet, duke i kerkuar sqarime perse ka qene ne shoqerine e klandestineve dhe per te mesuar se cili ishte pozicioni i tij ne gjithe kete ngjarje", eshte shprehur Hasanbega dje para trupit gjykues. I pyetur per shenjat e dhunes ne trupin e 18 vjecarit, oficeri eshte mbrojtur duke thene se gjate seances se pyetjeve, Aristidhi ka perplasur koken ne tavoline, per te pasur dhe nje alibi. "Kur jam kthyer ne zyre e kam gjetur ne ate gjendje dhe me ka thene qe ta ndihmoja se kishte te atin ne burg dhe nenen te semure", ka thene me tej oficeri. Edhe avokati mbrojtes, Kico Milo, ka kerkuar nga trupi gjykues nje gjykim te drejte dhe te paanshem, e qe Hasanbega te lirohej. Por trupi gjykues vendosi masen e sigurise "arrest me burg" ndaj oficerit.
Gllucaj dergohet ne Tirane
I dyshuari per trafik klandestinesh, i cili akuzon oficerin e krimeve per keqtrajtim, Aristidh Gllucaj, eshte derguar dje me urgjence nga spitali i Sarandes, per ne Spitalin e Burgut Tirane. Ai eshte shoqeruar nga dy eksperte te Mjekesise Ligjore, ndersa do te kryhen analizat per te pare nese ai vertet vuan nga semundja e epilepsise. Gllucaj u arrestua dy jave me pare se bashku me Elton Varfin, si te dyshuar per trafik klandestinesh.
Reagon edhe PS-ja: "U shkelen te drejtat e njeriut"
Partia Socialiste denoi diten e djeshme dhunen e ushtruar ndaj 18 vjecarit Aristidh Gllucaj ne qelite e komisariatit te Sarandes. Deputetet Musa Ulqini, Arben Isaraj dhe Valentina Leskaj, zhvilluan nje vizite ne Spitalin e Burgut, ku gjendet i riu nga Gjormi i Vlores. Kryetarja e Grupit te PSSH, Valentina Leskaj, duke folur per mediat ka dhene vleresimin e saj per keqtrajtimin dhe dhunen e ushtruar mbi te. "Askush nuk ka te drejte, qofte ky funksionar apo polic, qe te shkele te drejtat e lirite e njeriut. Mendoni nje djale te ri, i cili eshte kapur me buke, djathe dhe domate per te kaluar kufirin dhe eshte trajtuar ne menyren me cnjerezore", tha Leskaj. "Eshte e cuditshme te sillen ne kete menyre dhe te keqtrajtojne keshtu nje te ri. Jemi te shqetesuar edhe per berjen e veshit shurdh te organeve te tjera qe ndihmojne drejtesine shqiptare ne keto raste", ka thene deputeti Isaraj.