E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgjet krihen qelite ne kerkim te celulareve

TIRANE - Policia e Burgjeve eshte perfshire ditet e fundit ne nje aksion gjate te cilit ka krehur te gjitha qelite ne kerkim te celulareve dhe sendeve te paligjshme qe te burgosurit mbajne ne to. Keshtu ne perfundim te kontrolleve konfirmohet se kane rene ne duart e policise nje numer shume i madh aparatesh celulare dhe kartash SIM te cilat perdoreshin ne fshehtesi nga banoret e qelive. Burime nga Burgjet pohuan se para se te niste aksioni per kontrollin e qelive te denuarve u ishte kerkuar paraprakisht qe te dorezonin vullnetarisht celularet pasi policia dispononte informacione te plota per telefonat qe ata mbanin ne menyre te fshehte. Por kesaj kerkese te policise i jane pergjigjur pozitivisht shume pak prej te burgosurve

ndersa te tjeret kane preferuar ti fshihnin celularet. Kjo ka sjelle ushtrimin e kontrolleve ne sendet personale te te burgosurve ku dhe jane gjetur mjaft celulare. Mesohet se ndaj poseduesve te ketyre sendeve jane marre masa ndeshkuese qe ne mjaft raste kane qene edhe disa dite izolim. Burime nga Burgjet thane dje se nuk do te toleronin asnje send te paligjshem ne qelite e burgjeve. f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›