Vlore lirohen protestuesit e Dukatit ne burg Qetesori
Gjyqtarja Elvana Cicolli ne nje seance qe nisi ne oren 930 ka gjykuar ne salle 13 nga 15 te arrestuarit per ceshtjen ndersa njerit prej tyre Albert Hibrajt iu be seanca e mases se sigurise ne ambientet e spitalit ku vijon te marre ndihmen mjekesore. Keshtu 14 nga 15 te arrestuarit per protestat me 11 nentor ne Orikum e Dukat jane lene te lire pas vendimit te gjykates qe vendosi per ta masen e sigurise detyrim paraqitjeje. I vetmi i mbetur ne qeli eshte Qetesor Ferunaj i vetedorezuar pardje uniformave blu i cili do te dale perpara togave te bardha ne momentin e plotesimit te 72 oreshit. Organi i akuzes eshte perfaqesuar nga Dritan Marku ndersa 14 te pandehurit perfaqesoheshin nga tre avokate. Pergjithesisht masat e sigurise te kerkuara nga prokurori ishin detyrim paraqitjeje apo burg me afat 15-ditor ndersa avokatet i kane meshuar mases se sigurise detyrim paraqitjeje duke i cilesuar si te paligjshme masat shtrenguese paraprake pra te qendrimit ne burg te klienteve te tyre. Gjithashtu avokatet jane shprehur se klientet e tyre nuk kane kryer veper penale te verifikuar dhe te faktuar nga organi hetimor dhe policia gjyqesore. Per zhvillimin e protestave kane marre leje ne polici dhe nuk ka qene e paligjshme. Ata nuk kane perdorur dhune ndaj policise por policia i ka dhunuar protestuesit gjate protestes. Gjykimi i 14 te pandehurve perfundoi rreth ores 13.00 ndersa gjykimi i fundit u be ne ambientet e spitalit. Gjykata urdheroi lirimin e menjehershem te te arrestuarve duke vendosur hetimin ne gjendje te lire te tyre me akuzat e protestave te paligjshme kundershtimit me dhune ndaj punonjesve te policise pengimin e qarkullimit te mjeteve dhe mbajtjen pa leje te municioneve luftarake. Perpara fillimit te seances rreth 150-200 banore te Dukatit e Orikumit prisnin perpara ambientit te gjykates fillimin e seances nderkohe qe sa here qe furgonet e policise kalonin me te burgosurit duartrokisnin e brohorisnin per ta. Ne perfundim te gjykimit dhe lirimin e te arrestuarve nuk kane munguar prej banoreve qe prisnin jashte gjykates brohoritjet e gezimit me thirrjet Dukati per djemte dhe djemte per Dukatin. Ka qene i larte edhe numri i efektiveve te policise prezent rreth ambienteve te gjykates por nuk eshte shenuar asnje incident. Kishim shume besim te drejtesia dhe nuk na zhgenjeu. I tille vendim do te merret dhe per Qetesorin personi i fundit qe ndodhet ne polici dhe qe del neser ne gjykate per mase sigurie. Ne grumbullimin qe kane bere te gjithe banoret pas lenies te lire te personave te arrestuar pas protestave kane deklaruar se do te vazhdojne protestat deri ne marrjen e certifikates se pronesise. Nen hetim
Qetesor Ferunaj 35 vjec nga Dukati
Azem Vangjeli 39 vjec banues ne Dukat
Berdo Bedaj 42 vjec banues ne Dukat
Nuro Kulluari 75 vjec banues ne Dukat
Eltjon Dervishaliu 22 vjec banues ne Dukat te Ri
Sokrat Gjikoka 54 vjec banues ne Vlore
Kujtim Berdo 47 vjec banues ne Dukat te Ri
Krenar Kazheli 36 vjec banues ne Orikum
Musa Xhebraj 27 vjec banues ne Dukat
Pelivan Ibroj 48 vjec banues ne Orikum
D.H. 16 vjec banues ne Dukat
Edmond Kulluri 41 vjec banues ne Dukat
Albert Hibroj 39 vjec banues ne Orikum
Jorgaq Kazheli 54 vjec banues ne Orikum
Medin Habilaj 25 vjec banues ne Dukat
VLORE/QEMAL BIRAKU