E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritan Dajti hetohet per gjobevenie

/ /

Mbi bazen e nje materiali te referuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit prokuroria e Krimeve te Renda mesohet se ka filluar procedimin penal nr.61/1 me akuzen e shtrengimit me ane te kanosjes per dhenie te pasurise. I akuzuari i kesaj dosjeje penale eshte shtetasi Dritan Dajti i cili aktualisht po gjykohet ne Gjykaten e Krimeve te Renda ne Tirane per akuzen e vrasjes ndaj kater oficereve te Policise se Shtetit me 7 gusht 2009 ne qytetin e Durresit. Dosja e re e hapur nga Krimet e Renda ne adrese te Dritan Dajtit sipas materialit te referuar nga policia ngre dyshime se nente biznesmene kryesisht banues ne Tirane kane pasur presione dhe kercenime nga i dyshuari Dritan Dajti per dhenie shumash financiare. Vepra penale sipas policise ka ndodhur para gushtit te vitit 2009 kohe kur Dritan Dajti u arrestua i plagosur ne spitalin e Durresit pas perleshjes me policine. Prej asaj kohe si pasoje e tre plumbave te marre ne incidentin me forcat e policise Dritan Dajti ndodhet ne qeli ndersa pak muaj me pare gjykata filloi procesin per ngjarjen e njohur si masakra e Durresit ku u ekzekutuan kater oficere policie dhe u vra shtetasi Ledion Mara.
Gjobevenia
Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit ka dorezuar pak kohe me pare ne prokurori kallezimin penal ndaj Dritan Dajtit me akuzen e shtrengimit me ane te kanosjes per dhenie te pasurise. Sipas materialit te derguar ne prokurori nga policia nga informacionet operative te grumbulluara ka dyshime se shtetasi Dritan Dajti para se te arrestohej ne gusht 2009 ka ushtruar presione dhe kercenime ne adrese te disa biznesmeneve te cileve u kerkonte shuma te medha financiare. Prokuroria konfirmon se ka marre ne pyetje nente biznesmene te cilet dyshohej se kane pasur presione dhe kercenime nga Dritan Dajti. Disa prej ketyre biznesmeneve kane thene se nuk u ka rene rasti ta njohin Dritan Dajtin thane burimet e prokurorise. Sipas tyre biznesmenet e tjere nuk kane pranuar se kane dorezuar ndonjehere shuma financiare tek personi i denoncuar nga policia per gjobevenie. Prokuroria e Krimeve te Renda ka pohuar dje se bazuar ne ligjin Antimafia ka pasur edhe nje hetim pasuror ndaj shtetasit Dritan Dajti. Llogarite bankare dhe pasurite ne emer te tij jane duke u verifikuar nese jane vendosur me financime te ligjshme. Prokuroria tha se eshte duke verifikuar pikerisht burimin e ketyre financimeve. Dajti gjykohet per vrasjen e kater policeve ne Durres

TIRANE - Ndaj Dritan Dajtit ne Gjykaten e Krimeve te Renda ne Tirane po vazhdon aktualisht gjyqi me akuzen e vrasjes se kater oficereve te Policise se Shtetit. Fatos Xhani Kastriot Feska Sajmir Duckollari dhe Altin Dizdari mbeten te vdekur me 7 gusht 2009 ne nje aksion ne zonen e plazhit ne Durres ku tentuan te arrestojne Dritan Dajtin. Ne vendin e ngjarjes ka pasur shkembim zjarri mes policise dhe te akuzuarit. Madje pas ngjarjes Dritan Dajti ka deklaruar se personat e maskuar dhe te armatosur qe i ishin afruar makines se tij nuk kane pasur asnje mbishkrim ku te njoftohej se ishin punonjes policie. Nderkohe prokuroria e ka akuzuar te pandehurin per vrasje per shkak te cilesive te vecanta. Procesi ne gjykate eshte ne fazen e marrjes se deklarimeve nga oficeret e policise qe kane marre pjese ne aksion.

Trazhgim Sokolaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›