E Shtunë, 31 Tetor 2026

HEC-et dhe lejet e ndertimit prokuroria analize per akuzat

/ /

TIRANE - Prokuroria u ka dhene fund veprimeve hetimore te nevojshme per dosjen penale te hapur pas akuzave mes Partise Socialiste dhe Partise Demokratike per koncesionet e hidrocentraleve dhe lejet e ndertimit. Te premten grupi i hetimit ka kryer veprimet e fundit hetimore ne drejtim te mbledhjes se provave shkresore dhe deshmive nga personat e dyshuar dhe ata me dijeni per objektin e hetimit. Lajmi eshte bere i ditur nga burime te Prokurorise se Pergjithshme te cilat thane se sipas procedures tashme pritet qe anetaret e grupit hetimor te paraqesin nje relacion te permbledhur me te gjitha faktet qe jane zbuluar gjate hetimit 3-mujor. Pas paraqitjes se ketyre relacioneve nje analize qe do te zhvillohet ne prokurori per dosjen ne fjale pritet te vendose fatin e hetimit. Burimet nga organi i akuzes nuk bejne me dije asnje nga provat e gjetura pasi sipas tyre ato perbejne sekret hetimor. Per momentin ajo qe mund te themi eshte se veprimet e nevojshme hetimore per kete ceshtje kane perfunduar thane burimet nga organi i akuzes. Sipas tyre grupi i hetimit ka marre ne pyetje te gjithe personat e permendur ne akuzat e bera publike por edhe personazhe te tjere emrat e te cileve u ndeshen gjate hetimit te ceshtjes. Po keshtu organi i akuzes ka mbledhur gjithe dokumentacionin e nevojshem per koncesionet e dhena nga Ministria e Ekonomise dhe Energjetikes me vendim qeverie per ndertimin dhe shfrytezimin e hidrocentraleve. Te gjitha provat e grumbulluara mesohet se do te vleresohen ne nje analize ne zyrat e prokurorise ku me pas do te dilet me nje qendrim zyrtar ne lidhje me kete ceshtje. Ne muajin gusht 2010 Njesia Task Force Antikorrupsion filloi hetimet pas akuzave te Partise Socialiste per dhenien e hidrocentraleve me koncesion. PS pretendoi se shtetasi Arjan Tartari bashkejetues i deputetes demokrate Albana Vokshi ishte favorizuar nga qeveria. Nderkohe ne kunderpergjigje per akuzat se nuk kishte deklaruar bizneset e bashkejetuesit te saj deputetja Albana Vokshi akuzoi se biznesmeni Dritan Avllaj njeri i afert i Edi Rames kishte kerkuar 20 per qind te investimit tek Liqeni Artificial kundrejt nxjerrjes se lejes se ndertimit. Prokuroria mori ne pyetje pese biznesmenet qe kishin nenshkruar kontraten. Tre prej tyre deklaruan se gjithcka ka qene biznes por Arjan Tartari dhe Rrahman Selmanllari thane ne prokurori se Dritan Avllaj i njohur si Tan Lepri ishte prezantuar si njeri qe hap cdo dere ne Bashkine e Tiranes dhe kishte premtuar planin e zhvillimit te zones kundrejt 20 per qind te projektit. Plani i zhvillimit per zonen eshte dhene nga bashkia por per objektin ne fjale nuk eshte dhene leje ndertimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›