Qeveria u pret telefonat prokuroreve dhe hetuesve
Fondi i cili parashikonte mbulimin e shpenzimeve telefonike deri ne 5 mije leke te reja ne muaj per prokuroret dhe oficeret eshte anuluar. Pas anulimit te ketij fondi oficeret e Policise Gjyqesore dhe prokuroret mund te flasin falas vetem me numrat e serise 41 qe jane te disponueshem nga punonjes te Policise se Shtetit dhe organit te akuzes. Prej mese dy vitesh bazuar fillimisht ne nje projekt te Policise se Shtetit edhe prokuroria pajisi punonjesit e saj me numra celulare te serise 41. Sipas marreveshjes qe u be me kompanine ofruese te sherbimit cdo efektiv policie apo prokuror qe kryente biseda nga numri i tij 41 ne nje numer tjeter te se njejtes seri do te tarifohej zero leke. Nje nisme e tille u realizua per te mundesuar komunikimin mes prokurorise dhe policise per qellime operacionale si dhe per te ndikuar ne rezultatet e punes. Nderkohe prokuroreve dhe oficereve hetues te prokurorise iu la nje tarife prej 5 mije lekesh te reja per numrat e serise 20 ose 40 te dhene po ashtu nga organi i akuzes. Nese shpenzonin deri ne 5 mije leke te reja per bisedat telefonike per shkak te punes kjo shume paguhej nga shteti. Por pikerisht nje fond i tille eshte hequr tashme. Hetuesit dhe prokuroret pohojne se ne perditshmerine e punes se tyre u duhet te komunikojne ne telefon me deshmitare eksperte avokate dhe punonjes te tjere te administrates. Te gjitha keto telefonata kryhen nga numrat e serive 20 dhe 40 te cilat pas anulimit te fondit duhet te paguhen nga xhepi ose nga paga e prokuroreve dhe e oficereve te Policise Gjyqesore. Anulimi i fondit per mbulimin e shpenzimeve te telefonise celulare sipas burimeve ne prokurori eshte bere me vendim te Keshillit te Ministrave. Nderkohe para se te anulohej ky fond prokuroria ka qene e kenaqur me buxhetin e caktuar nga qeveria pasi u arrit nje marreveshje per ekspertizat. Ministria e Financave hoqi nga buxheti i prokurorise 250 milione leke por ofroi mundesine qe te gjitha ekspertizat e Mjekesise Ligjore dhe Policise Shkencore qe me pare paguheshin nga fondet e prokurorise te beheshin falas. Prokuroria ra dakord me kete propozim ndersa prokurorja e Pergjithshme Ina Rama beri kerkese qe fondi per pagat e punonjesve ne organike te mos ulej pasi administrata e prokurorise ishte e cunguar. Vitin e kaluar Prokuroria e Pergjithshme beri disa shkurtime ne administraten e saj duke e shtrire reduktimin e organikes edhe ne prokurorite e rretheve. Ndryshimet ne organike ndodhen pas reduktimeve ne buxhet si dhe pas heqjes se makinave zyrtare nga perdorimi per nepunesit e institucionit. Ina Rama kerkoi fonde shtese
Ne seancen e Komisionit Parlamentar per caktimin e buxhetit te ketij viti prokurorja e Pergjithshme Ina Rama kerkoi shtimin e fondeve ne buxhetin e prokurorise. Ajo tha se numri i punonjesve duhej te rritej per shkak te ristrukturimit te prokurorise duke kerkuar emerimin e nje keshilltari per cdo prokuror ne Prokurorine e Pergjithshme. Nderkohe prokurorise i eshte dhene fondi per rikonstruksionin e disa zyrave ne rrethe.