E Diel, 1 Nëntor 2026

Burgjet mbi nje mije celulare te kapur ne qeli ne 2010-n

Projekte per bllokimin e valeve telefonike ne burgje. Zhvillohet analiza e punes 1-vjecare te Drejtorise se Burgjeve

1065 celulare si dhe 501 sende dhe materiale te tjera te ndaluara jane sekuestruar ne qelite e te denuarve ne te gjitha burgjet e vendit gjate vitit qe sapo lame pas. Nderkohe qe fale dy projekteve te rendesishme ate te bllokimit te valeve te celulareve ne burgun e Fushe-Krujes ate te sigurise se larte 313 ne kryeqytet si dhe sistemi i kamerizimit ne burgun e Korces jane forcuar ndjeshem elementet e sigurise ne burgje. Shifrat jane bere publike nje dite me pare nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve gjate analizes vjetore te punes se vitit 2010 te Sistemit Peniticiar ne vend. Ne kete analize mori pjese dhe ministri i Drejtesise Bujar Nishani i cili ne fjalen e tij e vuri theksin ne rendesine e rritjes se kapaciteteve te burimeve njerezore dhe profesionale te stafit. Mes te tjerash ministri Nishani theksoi zhvillimin e praktikave te trajnimit duke u bazuar ne punen e perditshme te institucioneve dhe problematikave qe dalin.

Nderkohe qe drejtori i Pergjithshem i Burgjeve Gazmend Dibra beri nje permbledhje kryesore te arritjeve dhe problematikave te ketij sistemi. Sipas tij Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve eshte angazhuar seriozisht qe te zbatoje ligjin ne vendin e vuajtjes se denimit me qellim krijimin e nje sistemi te sigurt si dhe rehabilitimin e personave me liri te kufizuar dhe integrimin e tyre ne shoqeri ne perputhje me politikat e qeverise shqiptare.

Ne statistikat e dhena drejtori Dibra ka thene se eshte intensifikuar puna per parandalimin e sendeve te ndaluara. Keshtu per vitin 2010 jane kryer 4096 kontrolle ne te gjitha IEVP Institucione Edukimi per Veprat Penale ku si rezultat jane bllokuar 1065 celulare si dhe 501 sende dhe materiale te tjera te cilat ndalohen te futen ne IEVP. Ne raport me vitin 2009 eshte dyfishuar numri i kontrollove ne institucione gje qe ka rezultuar dhe ne bllokimin e nje numri me te madh te sendeve te ndalura.

Sipas tij per te forcuar elementet e sigurise ne sistemin e burgjeve dhe parandalimin e futjes se sendeve te ndaluara u realizuan dy projekte mjaft te rendesishme Bllokim i valeve te celulareve ne IEVP Fushe-Kruje dhe Jordan Misja me vlere 30.000 mije leke si dhe sistem kamerizimi ne Korce me vlere 16.461.600 leke.

Sipas Dibres gjate vitit 2010 u menaxhuan 21 institucione penitenciare. Per periudhen janar - dhjetor 2010 jane trajtuar mesatarisht 4800 te burgosur ne te gjitha IEVP. Kapaciteti i institucioneve ka qene 4380. Mbipopullimi ka variuar nga 420 te burgosur ose 9.5 mbi kapacitetin 4380.

Ndersa duke iu referuar indikatorit raporti te burgosur 1 polic per vitin 2009 ka rezultuar 1.6 po i njejte 1.6 rezulton dhe per 2010. Realizimi i raportit 1 polic me 1.6 te denuar ka sjelle forcimin e sistemit te sigurise si dhe vrojtimin nga afer te burgosurve duke eliminuar tentativat per vetevrasje arratisje etj.

Dibra ka sqaruar gjithashtu se rendesi i eshte dhene dhe formimit profesional te denuarve dhe paraburgosurve ne specialitete te ndryshme si kuzhine pune dore kopshtari kurse te gjuheve te huaja dhe kompjuterit parukeri etj. Ne vitin 2010 nga keto kurse kane perfituar 745 te denuar dhe paraburgosur te cilet jane pajisur me certifikate te njohur nga MPCSSHB.

Kreu i Drejtorise se Burgjeve ka sqaruar gjithashtu se vetevrasjet apo tentativat per vetevrasje jane prej ngjarjeve me te renda qe mund te ndodhin ne sistemin e burgjeve. Qendra e Trajnimit te Burgjeve dhe Sektori i Problemeve Shoqerore implementoi nje sere trajnimesh dhe takime te drejtperdrejta me te burgosurit ne te gjitha IEVP. Si pasoje gjate 2010 nuk eshte kryer asnje vetevrasje nga te burgosurit ne krahasim me 4 raste ne 2009. Tentativa per vetevrasje por qe jane parandaluar nga stafi policor jane shenuar 32 raste. Sipas shifrave te bera publike nga Dibra per vitin 2010 numri i arratisjeve ka rezultuar ne 2 te burgosur perkundrejt 0 per vitin 2009. Ndersa jane konstatuar 13 raste mos kthimi nga leja prej te cileve 9 jane kapur dhe rikthyer ne vendin e vuajtjes se denimit kundrejt 8 rasteve per vitin 2009.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›