E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Te shmangen aktet e dhunes

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta kerkoi dje nga opozita qe te kontribuoje per qetesimin e situates politike ne vend pas ngjarjeve te 21 janarit. Ne nje konference per shtyp kreu i LSI-se Meta theksoi se duhet te shmanget cdo lloj situate te dhunshme duke theksuar se mazhoranca ka vullnetin politik per te arritur nje zgjidhje. Vendi ka nevoje per kontribute qe vijne permes reformave te medha - theksoi Meta. Nderkohe i pyetur per videon Prifti-Meta ish-ministri i Ekonomise ka theksuar se ka kerkuar hetim te paanshem nga prokuroria per kete ceshtje. Kam kerkuar dhe jam paraqitur vete ne prokurori per kete ceshtje kam kerkuar qe hetimet te behen sa me shpejt te jene te paanshme dhe jashte ndikimeve politike prandaj kam dhene edhe doreheqjen nga postet qeveritare - theksoi Meta. Ai gjithashtu theksoi se e fton Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli te zhvilloje procedurat per heqjen e imunitetit. Nderkohe duke iu referuar demonstrates se paralajmeruar nga opozita per nder te viktimave te 21 janarit Meta e cilesoi ate si nje manifestim hipokrizie. Eumlshte nje manifestim hipokrizie pasi ka te beje me nderimin e viktimave te dhunes se organizuar nga opozita - deklaroi z. Ilir Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›