Grabiten me arme 2 milione leke nga filiali i Tirana Bank

Dy autoret e maskuar jane larguar me motociklete. Policia po heton per identifikimin dhe kapjen e tyre
Procedura rutine ne pune dhe me sa duket hyrja e befasishme ne dukje e dy klienteve nuk u kane dhene mundesine te shmangin ate qe po ndodhte para syve te tyre ndersa kane pare vetem teksa largohen dy persona te maskuar dhe me arme qe sapo i kishin grabitur plot 2 milione leke. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 0930 te mengjesit te djeshem ne rrugen Irfan Tomini prane zones Vasil Shanto ne kryeqytet kur dy persona ende te paidentifikuar kane grabitur nen kercenimin e armes shumen e 200 mije lekesh te reja ne nje nga filialet e Tirana Bank. Fatmiresisht gjithcka ka perfunduar pa te lenduar pasi punonjesja e bankes nuk ka bere rezistence dhe u ka dhene leket qe kishte ne arke. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur specialistet e Seksionit kunder Vjedhjeve me Dhune dhe me Arme te Drejtorise se Policise se Tiranes te cilet kane nisur menjehere hetimet per zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe kapjen e autoreve te saj. Sipas te dhenave te para te policise mesohet se behet fjale per dy persona qe kane hyre ne banke te maskuar dhe me arme te cilet pas grabitjes jane larguar me shpejtesi me nje motor ne nje nga rrugicat ne lagjen pas filialit bankar.
Grabitja
Kane kercenuar punonjesen e bankes private se nese nuk u jepte parate do ta qellonin me arme ndersa kane tmerruar ata pak kliente qe ne ato caste ndodheshin aty.
Ne kete situate njera nga punonjeset e bankes nje vajze e re ka marre parate qe kishte ne kase. Me pas ata kane dale me shpejtesi nga banka dhe jane larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes se bashku me canten me leke. Nderkohe qe punonjesit e filialit kane vrapuar per te lajmeruar forcat e rendit. Keta te fundit nuk kane vonuar te mberrijne ne vend si dhe kane filluar hetimet e menjehershme per ngjarjen. Nderkohe qe menjehere punonjesit e bankes kane lajmeruar policine e cila nuk ka vonuar te mberrije. Ne vend kane mberritur specialiste te Seksionit kunder Vjedhjeve me Dhune dhe me Arme te cilet pas marrjes se deshmive nga punonjesit e bankes kane kryer te gjitha veprimet hetimore. Sipas dhe te dhenave zyrtare te policise mesohet se nga ngjarja nuk ka asnje person te lenduar ndersa shuma e grabitur ne kase eshte 200 mije leke te reja.
Hetimet
Nuk dihet me saktesi nese kane qene dy tre apo dhe me shume bashkepunetore ne grabitjen e djeshme te ndodhur ne rrugen Irfan Tomini ne nje nga filialet e Tirana Bank ne kryeqytet. Ekspertet e policise kane mbledhur deshmi te shumta nga te pranishmit ne vendngjarje te ndodhur gjate grabitjes. Sipas te dhenave te para te policise mesohet se dy autoret pas daljes nga banka jane larguar me shpejtesi me nje motor. Nderkohe mesohet se policia ka ushtruar kontrolle ne disa banesa si dhe ne vende ku mendohej se mund te ishin fshehur autoret e grabitjes. Ndonese deri ne oret e vona te mbremjes se djeshme policia nuk ka konfirmuar asnje arrestim nga ana e saj eshte deklaruar se strukturat e Hetimit te Krimit te policise se kryeqytetit ne bashkepunim me Prokurorine e Tiranes po punojne intensivisht per identifikimin dhe kapjen e autoreve ndersa materialet procedurale do ti kalojne Prokurorise se Tiranes per vepren penale te Vjedhjes me dhune e realizuar ne bashkepunim.