E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta Haxhinasto vlereson qendrimin e SHBA-se dhe BE-se

Zv.kryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto shprehu dje konsiderata dhe vleresime per qendrimin e partnereve tane te Bashkimit Evropian dhe SHBA-se ne lidhje me situaten e krijuar ne demonstraten e 21 janarit.

Ne fjalen e tij Haxhinasto shtoi se qeveria eshte e angazhuar per nje hetim nderkombetar te situates se krijuar me 21 janar. Kthimi drejt normalitetit mbetet nje tjeter angazhim nderkohe qe po punohet mbi sugjerimet e Bashkimit Evropian dhe integrimit te metejshem te Shqiperise shtoi me tej ai. E vleresoj se eshte shume e rendesishme ti referohemi nje konstatimi te nderkombetareve tashme te qarte se dhuna eshte e palejueshme te perdoret si mjet per te arritur qellimet politike. Deshiroj tju siguroj se qeveria eshte duke reflektuar. Ajo ka shprehur vullnetin per te krijuar te gjitha mundesite per realizimin e nje hetimi nderkombetar per ate cfare ka ndodhur. Gjithashtu ajo ka reaguar duke anuluar edhe mitingun e saj paqesor dhe kunder dhunes te dites se shtune.
Ju bej me dije se qeveria eshte e angazhuar te realizoje te gjitha detyrimet e saj per kthimin ne normalitet te aktivitetit te institucioneve dhe ketu dua te nenvizoj se tashme po perfundon plani i punes per realizimin e 12 prioriteteve te Opinionit te Bashkimit Evropian. Keto prioritete jane te domosdoshme qe Shqiperia te vazhdoje ne procesin e saj te integrimit me qellim qe papergjegjshmeria politike e shoqeruar me mjete te dhunes te mos pengojne e gjithashtu te mos vonojne procesin e integrimit te shqiptareve ne Bashkimin Evropian - theksoi z. Haxhinasto.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›