E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgjet, punonjësit tre muaj trajnim



Për të gjithë punonjësit e burgjeve për ata që do të hyjnë në këtë sistem, por edhe për ata që janë brenda tij do të realizojnë 240 orë mësimi për 45 ditë si dhe 3 muaj praktik. Kjo bëhet për të qenë të kualifikuar teksa shërbejnë në institucionet e vujatjes së dënimit. Sipas burimeve nga drejtoria e përgjithshmë e burgjeve mësohet se ky program mësimor është mbështetur në eksperiencat me të mira të vendeve të BE. Madje suksesi i kësaj reforme është ngritja e shërbimit të trajnimeve në sistem, që përfshin trajnime bazë, trajnime për ecjen në karrierë dhe trajnime specifike me një shtrirje kohore gjatë gjithë vitit. Kështu gjatë vitit 2009 janë trajnuar 277 punonjës të rolit bazë, 103 punonjës të rolit të mesëm, 106 punonjës të shërbimit të sigurisë, 25 punonjës të shërbimeve civile, dhe 509 punonjës në trajnime specifike për parandalimin e vetëvrasjeve dhe trajtimin e personave nën ndikimin e lëndëve narkotike dhe shëndetit mendor. Madje ky trajnim do të vazhdojë edhe për këtë vit ku përparësi do të kenë punonjësit të cilët kanë marrdhënie direkte më të dënuarit dhe të paraburgosurit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›