E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgosje masive ne Korene e Veriut. Rritet numri i kampeve te perqendrimit

Imazhe satelitare të siguruara nga Amnesty International flasin për rritje të burgjeve në Korenë komuniste. Organizata mbrojtëse e të drejtave të njeriut bën të ditur se Korea Veriore i ka zgjeruar kampet e punës për të mbajtur rreth 200.000 të burgosur politikë në "kushte të tmerrshme". Amnesty e hartoi raportin më të fundit bazuar në pamjet nga sateliti dhe dëshmitë e ish- të burgosurve apo rojeve të burgut. Krahasimet e bëra me pamjet e mëparshme satelitore tregojnë "zgjërim të dukshëm të shkallës së kampeve", dëshmon  organizata për të drejtat e njeriut.

Në fokus të raportit janë 4 nga gjashtë kampe në provincat koreanojugore ku të burgosurit janë dënuar pas shpalljes fajtorë për akuza  me sfond politik. Dëshmitë e publikuara  në raport flasin për punë në kushte skllavërie për të burgosurit dëshmitarë të ekzekutimeve të njëpasnjëshme, por dhe për skamje e njerëz që ushqehen me minj apo mbetje kafshësh për të mbijetuar.

Ndërsa dinastia komuniste përballet me kalimin e pushtetit në duart e një lideri të ri Kim Jong-un rritja e përmasave të  kampeve të të burgosurve përbën shqetësim të jashtëzakonshëm.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›