E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpresa palestineze fund izolimit te Gazas

Palestinezët shpresojnë që formalizmi i marrëveshjes për unitet do t’i japë fund izolimit të rripit të Gazas përmes hapjes së pikëkalimit të Rafakut. Dy organizatat kryesore palestienze të armiqësuara për një kohë të gjatë Fatahu dhe Hamasi formalizojnë në Kajro marrëveshjen për pajtim të nënshkruar dhe nga 11 organizata të tjera palestineze.

Dokumenti i nënshkruar prej tyre i hap rrugën krijimit të një qeverie uniteti, me qëllim përgatitjen e zgjedhjeve brenda një viti.

Qeveria izraelite e sheh marrëveshjen e fundit mes këtyre dy organizatave me sy kritik.  Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ftoi kreun e autoritetit palestinez Mahmud Abaz të mos e hedhë firmën pasi një hap i tillë ishte minim i  procesit të paqes. Kjo marrëveshje mes Fatahut dhe Hamasit konsiderohet si një parakusht i rëndësishëm për krijimin e shtetit palestinez. 

Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy për herë të parë ka artikuluar hapur për një shtet të pavarur palestinez. Në qoftë se Izraeli dhe palestinezët nuk rifillojnë deri në shtator procesin paqësor, Franca "do të marrë përgjegjësinë" për njohjen e shtetit të pavarur palestinez, ishte deklarata surprizë e  Sarkozy gjatë një interviste për të përjavshmen "L'Express".

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›