Barcelona ne finale. Guardiola Pres Manchester-in ne finale

Barcelona ka festuar kalimin në finalen e Ligës së Kampioneve, por kjo nuk ka mjaftuar për të shuar polemikat mes dy rivalëve të përjetshëm që I kanë dhënë fund përballjeve të këtij sezoni me barazimin 1-1 në “Camp Nou”.
E ndërsa festa në rrugën e Katalunjës ishte në kulmin e saj, në konferencën për shtyp nuk ka munguar akuzat dhe kundër akuzat. Trajneri I Barcelonës, Pep Guardiola nuk e ka kursyer ironin ë tij duke u shprehur se Reali luajti më mirë pa Jose Mourinho.
“Ne jemi të kënaqur pasi eliminuam një super skuadër e cila mund të blejë çdo lojtar dhe çdo trajner megjithë klauzolat e tyre. Nuk dua të nënvlerësoj futbollistët e mi, por nëse ata nuk janë skuadra më e mirë në botë, atëherë janë shumë afër.
Kolegët e mi duhet të qëndrojnë në stol, por Reali zhvilloi një lojë të shkëlqyer. Jemi të lumtur për finalen dhe do të kërkojmë të fitojmë Ligën e Kampioneve”, ka thënë Guardiola.
Nuk tërhiqen nga akuzat madrilenët që ende nuk e përtypin eliminimin nga Champions. Në mungesë të Murinhos, rolin e akuzuesit e merr zevendësi i tij Aitor Karanka.
"Unë dua të flas për Realin e Madridit dhe krenarinë e të gjithë tifozëve për atë që bëmë gjatë këtij muaji. Arbitri e kishte të lehtë punën gjatë kësaj ndeshjeje, sidomos pas asaj që ndodhi në “Bernabeu”. Mourinho kishte të drejtë, kualifikimi ishte i pamundur”, ka përfunduar Karanka, i cili në mungesë të teknikut portugez drejtoi në mënyrë të suksesshme madrilenët në barazimin 1-1 kundër Barcelonës.
Nertan Prifti