Burgu 325, gratë festojnë “8 marsin” mes dhimbjes
8 marsi është festuar edhe në burgun 325, ndonëse mes dhimbjes së të qënurit larg të dashurve të tyre ,gratë që vuajnë dënimin prej vitesh në këtë burg, janë mbledhur së bashku për të festuar ditën ndërkombëtare të gruas, 8 marsin.
TIRANE- 8 marsi është festuar edhe në burgun 325. Ndonëse mes dhimbjes së të qënurit larg të dashurve të tyre, dhe mes shpresës se Presidenti i Republikës Bamir Topi do të dekretonte këtë ditë një falje për to, gratë që vuajnë dënimin prej vitesh në këtë burg, janë mbledhur së bashku për të festuar ditën ndërkombëtare të gruas, 8 marsin. Për këto gra kjo ditë ka qenë e vecantë , sepse sot kanë patur pranë tyre fëmijët ose njerëzit e tyre të dashur. Një buqetë me lule dhuruar nga fëmijët, ka bërë që kjo ditë të shndërrohet në më të bukurat që këto gra kanë kaluar.
Drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Gazmend Dibra ka qenë i pranishëm pranë grave në burgun 325, duke uruar gratë dhe duke theksuar se ligji për dënimet alternative u jep mundësi kësaj kategorie të burgosurish të përfitojnë.
Cdo grua që vuan dënimin për një krim të kryer në burgun 325 ka një histori të sajën . Por kjo histori merr kuptim të vecantë në ditën ndërkombëtare të gruas. (e.n/News24/balkanweb)