PS,Harasani: Qeveria abuzon me privatizimin e OSSH
Deputeti i PS, Andis Harasani ka denoncuar vonesat në procedurat e privatizimit të OSSH-së si dhe manipulimet me tenderat. Partia Socialiste shpreh shqetësim në lidhje me privatizimin e OSSH duke theksuar se qeveria po përdor procedura abuzive.
TIRANE- Deklaratën e kryeministrit Berisha së Shqipëria nuk është në krizë, dhe se ky fakt konfirmohet nga prania e investitorëve të huaj Partia Socialiste e ka cilësuar si politike dhe tërësisht pjesë të fushatës zgjedhore.
Deklarata është bërë nga deputeti i PS, Andis Harasani i cili ka denoncuar edhe vonesat në procedurat e privatizimit të OSSH-së si dhe manipulimet me tenderat.
“Duam të ngremë shqetësimin tonë në lidhje me procesin e privatizimit të OSSH. Duam të theksojmë që në fillim se Partia Socialiste ka mbështetur në cdo hap procesin e privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes por në asnjë mënyrë nuk mund të lejojmë që shqiptarët të paguajnë për paaftësinë dhe korrupsionin e Qeverisë Berisha. Vendimi i para dy ditësh i qeverisë shqiptare ka ulur me më shumë se 50% vlerën e operatorit të shpërndarjes. Borxhet i kalojnë KESH sh.a., asetet i kalohen OSSH dhe kështu me rradhë ulen dhe detyrimet e OSSH. ”-ka theksuar Harasani gjatë një konference për gazetarët.
Partia Socialiste i konsideron si të patolerueshme akuzat e kryeministrit Berisha, kundrejt opozitës me pretendimin se po ndjellin një krizë që nuk ekziston në vend. (e.n/Balkanweb)