Pritet publikimi i analizave për tetë rastet e dyshuara
20/07/2009 Virusi i gripit të derrave
Fluksi i lartë i emigrantëve që kanë hyrë në vendin tonë gjatë ditëve të fundit është parë si një kërcënim serioz për importimin e virusit të gripit të derrave edhe në vendin tonë. Aktualisht janë identifikuar disa raste, për të cilat dyshimet paraprake tregojnë se mund të jenë të prekur nga AH1N1, për të cilët specialistët e Institutit të Shëndetit Publik do të publikojnë gjatë ditës së sotme rezultatet e analizave, pra nëse rezultojnë mbartës ose jo. Ndonëse ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, pohohet se pjesa dërmuese e rasteve ende të dyshuara kanë hyrë në vend gjatë ditëve të fundit, konkretisht bëhet fjalë për dy foshnja nga Vlora, një shtetas maqedonas si dhe një tjetër person nga Shkodra, që është kthyer nga Anglia. Përkundrejt kësaj situate alarmuese institucionet shëndetësore janë urdhëruar që për çdo rast që paraqet komplikacione të gripit të studiohet si i dyshimtë, kjo për të evidentuar në kohë personat mbartës. Sipas të dhënave, deri tani janë analizuar më shumë se 90 mostra në mënyrë të vazhdueshme, por ende nuk ka pasur deklarim zyrtar për rast të prekur. Ndërsa në qendrën spitalore ende nuk është çelur asnjë nga dhomat e reanimacionit, që do të shërbejnë për izolimin e rasteve të para. Pak kohë më parë ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë deklaruar se edhe vendi ynë në një kohë të shkurtër mund të preket nga ky virus për shkak të lëvizjes së popullatës nga vendet fqinje, ku ky virus ka shkaktuar edhe viktima.