Burimet minerare, METE prezanton për herë të parë hartën dixhitale

Burimet nëntoksore në Shqipëri për herë të parë kanë një hartë të vendodhjes së tyre.Tashmë të gjitha pasuritë natyrore të Shqipërisë do të jenë mjaft të lehta për tu identifikuar dhe si rezultat dhe për të kryer investime.
Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës, Nasip Naço, deklaroi se kjo hartë sjell për herë të parë klasifikimin e vendburimeve të mineraleve, fakt që do të pritet të ndikoj në zhvillimin e sektorit minerar.
Në legjendën e hartës dixhitale paraqitet çdo mineral me një figurë të rregullt gjeometrike që përfshin në brendësi simbolin e mineralit dhe ngjyrën përkatëse.