Irak, sulm ndaj pelegrinëve, 7 të vrarë dhe 30 të plagosur

Nuk ndalon dhuna mes sekteve fetare në Irak. Mesditën e sotme në qytetin e Hillas ka ndodhur një shpërthim bombe, i cili është drejtuar kundër një grupi pelegrinësh të sektit Shia.
Si pasojë e këtij shpërthimi kanë mbetur të vrarë shtatë pelegrinë dhe 30 të tjerë janë plagosur.
Lajmi bëhet i ditur nga burimet spitalore dhe nga policia. Por numri i të vdekurve mbetet provizor, pasi ende nuk dihet nëse ka viktima të tjera.