E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbajne peng adoleshentin per parate qe u kishte borxh

/ /

Nje adoleshent eshte rrahur barbarisht dhe eshte mbajtur peng per gati nje ore ne bagazhin e nje makine sepse nuk u kishte dhene parate personave qe i kishin shitur 2 bateri makine. Ngjarja ka nisur ne fshatin Ferraj te Tiranes kur autoret Arben Doka dhe Islam Bajrami kane marre me force 17-vjecarin A. Hoxha te cilin pasi e kane rrahur e kane goditur me shkopinj pas koke dhe me pas e kane futur ne bagazhin e nje makine tip Benz 250 ngjyre te bardhe. Kane qene familjaret e pengut ata qe kane lajmeruar forcat e policise se Komisariatit Nr.4 duke i informuar se makina po levizte nga Kafja e Rremes ne drejtim te Tufines. Menjehere nga sherbimet e Komisariatit Nr.4 Qarkullimit Rrugor dhe Sektorit Kunder Krimeve te Renda u bllokuan hyrje-daljet e kesaj zone. Sipas burimeve nga policia 17-vjecari Hoxha eshte marre peng rreth ores 1150. Blute kane mundur ta lirojne ate dhe te arrestojne autoret per rreth nje ore 1205. Pengmarrja ka marre fund ne zonen e Tufines ku forca te shumta policie rrethuan makinen ne bagazhin e se ciles ndodhej adoleshenti dhe arrestuan dy personat qe ndodheshin ne mjet 43-vjecarin Arben Doka dhe 23-vjecarin Islam Ferraj. Sipas burimeve mesohet se 17-vjecari Hoxha para rreth nje jave kishte marre dy bateri makine ne servisin e autoreve duke u premtuar se parate do ua kthente brenda dites. Ky dyshohet te kete qene motivi i ngjarjes ndersa adoleshenti vazhdon te jete ne Spitalin Ushtarak ne gjendje te rende shendetesore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›