E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femrat joshen nga ngjyra e kuqe

Meshkujt të cilët dëshirojnë të tërheqin shikimin e fermave, duhet të vishen me të kuqe, ose së paku të mbajnë një kravatë të kuqe, sepse kjo ngjyrë i bën më joshës ndaj gjinisë së kundërt, por edhe të suksesshëm në punë.

Femrat në SHBA, Angli, Gjermani dhe Kinë kanë thënë se tërhiqen nga meshkujt që veshin rroba me ngjyrë të kuqe, edhe pse deri më tani është menduar se kjo ngjyrë josh vetëm meshkujt.

Sipas femrave të anketuara rreth e përqark botës, është nxjerrë përfundimi se “ngjyra e kuqe tërheq shikimin e tyre, i bën të mendojnë se përpara kanë një mashkull me vetëbesim të lartë”.

Për këtë arsye, meshkujve u sugjerohet që së paku të vendosin kravatë të kuqe, nëse dëshirojnë të duken me vetëbesim në kontaktet me femrat dhe në bisedat e punës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›