E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cheney: Nuk është bërë asnjë gabim gjatë adminstratës së Bushit

Ish zëvendës persidenti i SHBA, Dick Cheney pranon se nuk është bërë asnjë gabim gjatë 8 viteve që ka shërbyer në administratën e Xhorxh Bushit.
 

Gjatë një interviste për CNN, Cheney tha se ishte krenar për politikat e vëna në zbatim gjatë asaj kohe.
 

“Jam krenar për të gjitha politikat që ne kemi zbatuar. Besoj se ne kemi bërë punën tonë" tha -Cheney.
 

Ish-zëvendëspresidenti nuk ka ndryshuar mendim as për vendimin për pushtimin e Irakut për të larguar nga pushteti Sadam Hysein
 

"Bota është një vend më i mirë pa Sadamin" tha Cheney, duke shtuar se SHBA mori vendimin e duhur për ekzekutimin e tij.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›